Qendra e qytetit të Pejë - Foto: Atdhe Mulla

Arrestohet pasi kanosi zyrtarët policor në Pejë

Një rast i kanosjes është regjistuar dje në orën 16:00 në Pejë.

Një burrë, nën ndikim të alkoolit është fotografuar para stacionit policor Pejë dhe më pas ka publikuar në rrjete sociale duke kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.