Pika Kufitare në Merdar| Foto: KALLXO.com

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, dyshohet se sulmoi policët kufitar në Vërmicë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht policët kufitar.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i arrestuar fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e policisë, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht ata.

Të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.