Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Arrestohet një shitës ambulant në Pejë, i sekuestrohen 105 thika, shufra e boksa metalikë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shitës ambulant në Pejë.

Të dyshuarit i janë sekuestruar 105 thika të mprehta, tri shufra metalike, 11 boksa metalikë, katër sprej dhe një elektroshok.

Foto: Policia e Kosovës

I dyshuari pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.

Ky aksion është realizuar ё konsultim me prokurorin e shtetit dhe më pas janë marrё veprime operative dhe ёshtё bёrё njё kontroll-bastisje nё “Qarshinё e gjatё” në Pejë.

Sipas policisë, këto kontrolle janë bërë meqenëse kohëve tё fundit kanë ndodhur disa raste incidente ku tё miturit kanë përdorur armë tё ftohta, sprej dhe elektroshok dhe në shumicën e rasteve të dyshuarit kanë deklaruar se armët e përdoruara i kanë blerë në treg.