Ilustrim

Arrestohet një person për kontrabandim me migrantë dhe krim të organizuar

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të rënda e kanë arrestuar një person.

I dyshuari A.K është arrestuar nën dyshimin  se ka kryer veprat penale – kontrabandim me migrantë dhe pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar.

Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.