Ilustrim

Arrestohet një person në Klinë, gjuajti me armë gjatë një manifestimi

Nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një manifestimi, Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Dollc të Klinës, më 15.06.2024 rreth orës 13:38.

Rasti po hetohet si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, një fishekë dhe dy gëzhoja” – thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.