(Ilustrim)

Arrestohet një i mitur në Pejë, dyshohet për gjashtë raste të veprave penale

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të mitur, i cili po dyshohet për disa vepra penale “Vjedhje e rёndё”, “Vjedhje”, “Asgjёsim apo dёmtim i pasurisё” dhe “Sulm”.

Sipas Policisë, i dyshuari gjatё periudhës kohore nga data 18.01.2023 e deri me datё 09.02.2023 ka kryer nё zonën e pёrgjegjёsisё nё Pejё, gjashtë raste tё veprave penale.

I dyshuari ёshtё intervistuar nё prezencёn e Avokatit dhe punёtorit tё Qendrës pёr punë sociale (QPS), pёr veprat penale tё cekura mё lartё, ndërsa për rastin ёshtё njoftuar edhe Prokurori i shtetit.

Policia thotë se, gjatё verifikimit tё personit tё dyshuar ka rezultuar tё ketё pasur njё aktvendim tё Gjykatës Themelore nё Pejё, pёr dёrgimin e tij nё Institucionin edukativo korrektues nё Lipjan, pёr mbajtjёn e dënimit prej njё  viti.

I dyshuari ёshtё dёrguar pёr mbajtjen e dënimit nё Institucionin edukativo korrektues nё Lipjan.