Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Arrestohet një grua në Prishtinë, sulmoi fizikisht dy policë

Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka arrestuar një grua pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 13:32.

Zyrtarët policor si pasojë e këtij sulmi kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje sipas policisë, e dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.