Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet kosovari, dyshohet se e mashtroi finlandezen për t’i kthyer 190 mijë euro të investuara në një portal

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar nën dyshimin se kishte mashtruar një shtetase finlandeze, duke ia marrë 10 mijë euro e duke ia kërkuar edhe 5 mijë të tjera, për ta ndihmuar që t’i kthehen 190 mijë euro të cilat ajo i kishte investuar në një portal.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 2:00.