Arrestohet i dyshuari për vozitje të pakontrolluar në Prishtinë

Policia ka arrestuar një person i cili voziste në mënyrë të pakontrolluar në Rrugën C në Prishtinë.

Në ueb faqen e Vrojtuesve të lagjes është publikuar një video e cila shihet një person që po voziste pa kontroll. Sipas banorëve e njëjta veturë voziste në të njëjtën mënyrë thuajse çdo natë.

KALLXO.com mëson se personi i dyshuar për këto veprime është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Burime të KALLXO.com mësojnë se policia në këto momente po merret me të vozitësin e dyshuar.

Kjo është video duke qarkulluar te rrethrrotullimi te Rruga C: