Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë

Një person në Gjakovë është arrestuar dje rreth orës 19:45, nën dyshimet për sulm seksual.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave.

Policia ka njoftuar se i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.