Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për mashtrim me bitcoin

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë për mashtrim.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar dy persona me bitcoin.

Sipas njoftimit, i dyshuari i ka mashtruar viktimat përmes internetit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për mashtrim është dërguar në mbajtje.