Foto: Ilustrim

Zyrtari komunal arrestohet nën dyshimin se në këmbim të rregullimit të dokumenteve, i kërkoi favore një gruaje

Një zyrtar i gjendjes civile në komunën e Obiliqit është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se në këmbim të rregullimit të dokumenteve, ka kërkuar favore nga një grua e cila më pas është ankuar në Policinë e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00. Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta hetimore dhe i dyshuari është zënë në flagrancë së bashku me viktimën.

Sipas raportit të policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.