Ilustrim Foto: KALLXO.com

Prizren, arrestohet i dyshuari për vjedhje të trotinetit

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të një trotineti në Prizren.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Rifat Ukimeri”, dy ditë më parë rreth orës 21:30.

Ndërsa i dyshuari për vjedhje është arrestuar dje.

Trotineti i është kthyer palës së dëmtuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.