Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Djali sulmon fizikisht prindërit

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar një burrë nga Deçani pasi që i kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore.

”Viktimat kanë pranuar tretman  mjekësorë dhe janë liruar për në shtëpi”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.