
Blerim Vela
Vela i Presidencës: Komunitetet në veri mund t’i besojnë policisë
Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar pas arrestimit të një personi i cili dyshohet për djegie të veturave me targa të Republikës së Kosovës.
Vela ka thënë se komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë ‘forcës policore multietnike’.
“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga Policia e Kosovës. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”- ka shkruar Vela në Twitter.
A suspect for burning cars of local Serbs in northern #Kosovo has been arrested by @Kosovo_Police. A person with long criminal history!
Local communities in northern 🇽🇰 can trust 🇽🇰 multiethnic police force.
Radoičić’s thugs will be brought to justice for their criminal acts.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 1, 2023
Policia e Kosovës sot rreth orës 17:00 ka arrestuar një person të dyshuar në Mitrovicë të veriut.
Sipas Policisë i njëjti dyshohet për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.
I njëjti, gjithashtu është i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës.