Policia. Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Sulmon policin gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet

Është arrestuar një person, i cili, sipas Policisë së Kosovës, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor derisa ky i fundit po ishte në kryerje të deyrës zyrtare.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari, në gjendje të dehur, fillimisht ka penguar dhe më pas ka sulmuar fizikisht policin.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari, siç njofton policia, me vendim të Prokurorit është ndalur në ndalim policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.