Ilustrim.

Arrestohet i dyshuari, kërcënoi bashkëshorten e tij përmes telefonit

Një burrë është arrestuar gjatë ditës së djeshme, në Skenderaj nën dyshimin për kanosje.

I dyshuari sipas policisë dyshohet se e kishte kanosur përmes telefonit bashkëshorten e tij, shtetase e Shqipërisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe viktima sipas njoftimit të policisë nuk ka kërkuar urdhër mbrotje.

E njëjta ka vazhduar të jetoj në familjen e saj në Shqipëri.

Pas intervistimit të të dyshuarit, në konsultim me prokurorin, i njëjti është liruar dhe rasti do të vazhdoj të trajtohet në procedurë të rregullt.