Arrestohet i dyshuari i cili u has nga policia jashtë zonës së Malishevës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar nje person të dyshuar në Rahovec i cili është hasur jashtë zones së Malishevës, zonë kjo e cila është në izolim.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 14:30, pasi që me veturën e tij është hasur nga njësiti policor jashtë zonës së Malishevës.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, dhe pas lirimit është përcjellë nga njësiti policor deri në Malishevë.