Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim për 23 vjedhje në Gjermani

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thonë se 30-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në Gjermani.

Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, 30-vjeçari i dërgonte në Shqipëri.

Gjykata e Durrësit pas dokumentimit të vjedhjeve nga shteti gjerman ka caktuar për këtë shtetas masën e arrestit me burg./Euronews