Foto: Ilustrim

Arrestohen të dyshuarit për ofrim të lokaleve për prostitucion

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga policia pasditen e djeshmen në Prishtinë për mundësim të prostitucionit.

Polica ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarve është bërë pas hetimeve të bëra që nga 11 tetori i vitit të kaluar, kur edhe ka ndodhur rasti.

Sipas policisë të dyshuari dyshohen se kanë mundësuar prostitucion dhe kanë ofruar lokale për prostitucion.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.