Ilustrim

Arrestohen pesë persona, në shtëpinë e njërit gjenden armë e fishekë

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Pesë persona pësuan lëndime trupore pas përfshirjes në një rrahje që ndodhi në mesditën e djeshme në rrugën ‘Basri Canolli’ në Prishtinë.

Pesë të lënduarit, sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë arrestuar dhe po ashtu të njëjtëve iu është ofruar tretman mjekësor.

Në raportin policor është thënë se pas arrestimit, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar armë e fishekë.

Policia ka treguar se gjatë aksionit të tyre kanë sekuestruar një pushkë gjuetie me 35 fishekë dhe një revole me dy karikator dhe 63 fishekë.

Sic njoftohet në raportin 24 orësh, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.