Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u përfshinë në rrahje pas një mosmarrëveshje në trafik

Policia e Kosovës dje ka arrestuar pesë persona pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik midis të dyshuarve.

Si pasojë e rrahjes, të dyshuarit nga lëndimet që kanë marrë kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistës të dyshuarit janë dërguar në mbajte.