Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar, rrëmbyen dhe keqtrajtuan një person

Dy burra janë arrestuar në Vushtrri pasi kishin kidnapuar një burrë tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima pas kidnapimin ishte keqtrajtuar nga kidnapuesit, të cilët edhe kishin incizuar gjatë kohës sa e kishin keqtrajtuar viktimën.

Videot e keqtrajtimit ishin gjetur në telefonin e viktimës.

Rasti kishte ndodhur me datën 14:00 kurse personat janë arrestuar dje.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.