Ilustrim

Arrestohen 5 persona për rrahje në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 persona të dyshuar, katër burra dhe një grua, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje.

Katër prej të arrestuarve janë dërguar në spital për t’iu ofruar tretmanin e duhur mjekësor.

Katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë pas konsultimit me prokurorin e shtetit ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje në Gjakovë rreth orës 19:58 minuta.