Ilustrim

Arrestimi i mjekut për marrje ryshfeti, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një mjek nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale marrje ryshfeti.

Sipas raportit 24-orësh policor, nga mjeku i arrestuar janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një shumë e të hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

KALLXO.com ka raportuar dje gjatë ditës lidhur me këtë rast.

Mjeku i ndaluar për marrje ryshfeti, në vitin 2018 i ishte bashkuar NISMA-s