Armë e 52 fishekë gjenden në një shtëpi në Klinë

Njё armё, pistoletё e prodhim çekosllovak, dy karikator tё sё njëjtës armë dhe 52 fishekë tё kalibrit 7.65 mm janë gjetur në një shtëpi në Klinë.

Për rastin, Policia e Kosovës ka thënë se sot rreth orёs 10:15 ёshtё njoftuar se nё rrugën “Ukё Zeneli” njё person posedon armё.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet relevante tё stacionit policor nё Klinё, kanё shkuar nё shtёpinё e personit tё dyshuar ku kanë sekuestruar armën, karikatorët e fishekët.

Policia ka thënë se i dyshuari pranuar se posedon njё armё tё zjarrit pa leje.

Pёr rastin policia ka thënë se kanë njoftuar prokurorin e shtetit dhe pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Tutje është thënë se rasti është cilësuar si “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve”.