Odat e profesionistëve shëndetësorë takohen me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj
Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi së bashku me kryetarët e Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu dhe Odës së Stomatologëve, Blerim Kamberi, janë takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj
Në këtë takim u bisedua rreth vazhdimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor në luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, thuhet në njoftimin e publikuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.
Tutje, në këtë takim u diskutua edhe për procesin e specializimit të farmacistëve si dhe rregullimi i disa neneve në udhëzimin administrativë.
“Temë e takimit ishte procesi i specializimeve për farmacistët, rregullimi i disa neneve në udhëzimin administrative dhe harmonizimi me Ligjin e OPSH dhe Ligjin për Shëndetësi, por edhe çështja e farmacistëve që aktualisht janë specialistë dhe që duhet patjetër të finalizohet status ii tyre Brenda institucioneve shëndetësorë. Gjithashtu u diskutua në mënyrë të veçantë për udhëzimin për çmime që aktualisht janë paraqitur disa paqartësi dhe është bërë një pezullim i përkohshëm i punës deri në sqarimin nga departamenti ligjor “, thuhet tutje.
Sic thuhet në njoftim, udhëzimin administrativë është procesi më i rëndësishëm i cili ka ndikim në tërë sektorin dhe për këtë ata kërkuna vëmendje të posaçme.