Arben Vitia: Janë testuar të gjithë të afërmit e të prekurve

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani në konferencën e përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se deri më tani janë testuar mbi 140 raste.

Nga 140 raste sa janë testuar, deri më tani 3 raste janë dalë pozitiv.

“ISHP ka punuar në vazhdimësi dje dhe duke pasur parasysh që kemi pasur kontinuitet për kërkesat e rasteve dhe disa prej rasteve kanë qenë të shqetësuar dhe nuk ka pasur shenja të virusit. ISHP dje në total ka testuar 45 raste 3 janë pozitiv. Deri më tani 140 raste të testuara në total dhe tre raste pozitive”, tha Ramadani para mediave.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha familjeve që të izolohen dhe të mos përzihen me anëtarët e tjerë të familjes.

“Të gjithë personat që janë të afërt me ta, janë testuar dhe njëri nga ta ka dalë pozitiv, ndërsa të tjerët janë negative. Disa rezultate janë duke pritur”, tha Vitia

Sot gjatë ditës ka rezultuar edhe një i prekur me Coronavirus.