Arbërie Nagavci

Aplikimi i prindërve për rimbursimin nga MASHTI, reagon Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se sot, deri në ora 19:00 kanë aplikuar 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionim të teksteve shkollore.

Nga sot MASHTI ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”- ka shkruar ministrja Nagavci.

Sipas ministres Nagavci, drejtorive komunale të arsimit u është kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që, siç ka potencuar ajo, prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre. Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit.

Ndërkaq, ka vazhduar më tej ajo shtëpitë botuese kanë publikuar katalogët e teksteve mësimore me çmimet përkatëse. Ministrja thotë se kanë marrë zotimin që çmimet nuk do të rriten sasi të mjaftueshme të teksteve për numrin e nxënësve.

Nagavci ka thënë se MASHTI do të informohet në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, rastet eventual kur nxënësit mund të mos jenë pajisur me librat shkollor dhe si rezultat i mos-pranimit të mjeteve nga ana e prindërve për çfarëdo arsye. Ajo ka thënë se të gjitha rastet e adresuara nga shkollat/ DKA-të apo në emailin [email protected] do të trajtohen nga MASHTI.