Anulohet udhëtimi i Thaçit për në Washington

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka anuluar udhëtimin e tij për në Washington.

Këtë e ka bërë të ditur i dërguari special i presidentit Trump për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell, në llogarinë e tij në “Twitter”.

Arsyeja e anulimit është pas njoftimit se ndaj presidentit Thaçi është ngritur aktakuzë nga Dhomat e Specializuara.

“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Washington D.C. pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale. Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar ai.