Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Analiza për rrezikun nga Serbia përplasë kryetarin Kraja me akademikët e Seksionit të Shkenca Shoqërore në ASHAK

Seksioni i Shkencave Shoqërore së Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, ka reaguar ndaj publikimit të analizës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, në emër të kësaj akademie.

Kjo analizë është publikuar në nëntor të këtij viti në ueb faqen e ASHK-ut.

Në kumtesën e tij, Seksioni i Shkencave Shoqëror të ASHAK-ut, thotë se ka kundërshtuar botimin e analizës qysh janar të këtij viti, duke thwnw se analiza është tekst i kryetarit të ASHAK-ut dhe nuk e kishte autorizim për publikim.

Përmes kësaj kumtese Seksioni i Shkencave Shoqërore thotë me sjelljen e tij, kryetari Kraja po dëmton ASHAK-un, duke i bërë thirrje për reflektim në të kundërtën paralajmëron edhe inicimin e veprimeve të tjera statutore ndaj tij.

“Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokument jo- shkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik e kulturor, sjellë pasoja të rënda për vetë akademinë” – thuhet në kumtesën e Seksionit të Shkencave Shoqërore.

Ndaj kumtesës së Sesionit të Shkencave Shoqërore ka reaguar edhe kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

Në reagimin e tij  ndaj kumtesës së Seksionit të Shkencave, akademik Kraja thotë se analiza “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është publikuar, pasi është diskutuar në kryesinë e Akademisë dhe qëndrimeve të dhënë nga nënkryetarja dhe sekretarët e seksioneve të ASHAK-ut.

Në reagimin e tij, Kraja thotë se ka urdhëruar shërbime teknike që në krye të analizës të vihet emri i tij si autori i saj.

“Ndonëse nuk kishte obligim statutor (për çfarëdo publikimi është kompetente Kryesia), me propozimin e kryetarit, Kryesia vendosi që teksti i analizës t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Akademisë dhe me mesazhin e bashkëlidhur iu kërkua anëtarëve që për vërejtjet eventuale të shprehen me shkrim në një afat prej 10 ditësh (24 janar 2022).  Nga të gjithë anëtarët e Akademisë (38 anëtarë), janë përgjigjur me shkrim dy anëtarë: akademik Isa Mustafa dhe anëtari korrespodent Arsim Bajrami”-ka shkruar ndër të tjerash Kraja në Facebook.

Në ueb faqen e ASHAK-ut në 23 nëntor (2022) është publikuar analiza “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Ky dokument prej 38 faqesh synohet analizojë synimet e Serbia për destabilizim të Rajonit, duke u fokusuar në veprimet e Serbisë në gjithë rajonin, reagimet ndërkombëtare ndaj synimeve serbe, Ballkanin e Hapur, gjykatën speciale e idenë për ndarje e Kosovës, duke e akuzuar ish- Presidentin Hashim Thaçi si përgjegjës, i cili e futi në agjendë ndarjen e Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.

Përveç Seksionit të Shkencave Shoqërore, ndaj kësaj analiza par reagime të shumta.

Tashmë, analiza “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” është redaktuar dhe emri i akademik Krajës figuron si autor i saj.