Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar mbetet ‘i papunë’ pasi kritikoi Zelenskiyn

Vadym Prystaiko nuk është edhe më tutje në pozitën e ambasadorit të Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar pasi kritikoi publikisht “sarkazmën” e Presidentit Volodymyr Zelenskiy gjatë një debati për kërkesat e tij për armë.

Një burim diplomatik konfirmoi për agjencinë e lajmeve PA Media se Prystaiko mbeti i papunë të premten, por nuk mund t’i konfirmonte raportet nëse i njëjti ishte shkarkuar nga lideri ukrainas.

Ky vendim vjen pas një grindje diplomatike në fillim të këtij muaji midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës, pasi sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, tha se Mbretëria e Bashkuar  dhe SHBA “nuk janë Amazon” kur ishte fjala për kërkesat e Kievit për armë dhe pajisje ushtarake.

Vërejtjet e tij nxitën zemërim në Kiev dhe ushtruan presion mbi Downing Street në mes të një samiti të suksesshëm të NATO-s.

“Unë nuk besoj se kjo sarkazmë është e shëndetshme,” sugjeroi Prystaiko publikisht muajin e kaluar pas komenteve të Zelenskiy.

Prystaiko ka  qenë në postin e ambasadorit në Londër që nga korriku i vitit 2020./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala