Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, Foto: Ambasada Amerikane
Ambasadori i ShBA-së: Jemi shumë të shqetësuar për situatën në veri
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka përfunduar takimin me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Hovenier tha se në takim kanë biseduar për situatën në veri duke u shprehur i shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit të situatës atje dhe “dhunën e mundshme”.
Ambasadori i ShBA-së foli edhe për takimin me kryetarin e Zubin Potokut dhe Zveçanit i cili u zhvillua sot paradite.
Ai tha se duhet të shmangen situatat që zyrtarët publikë të hynë me forcë në objekte publike.
“Folëm për situatën dhe jemi shumë të shqetësuar, po e përsëris dhe nuk është mister që ShBA-të dhe QUINT-i besojnë që është e rëndësishme të shmangim rrethanat kur zyrtarët publikë po qasen në objektet publike me përdorim të forcës. Pra biseda me kryetarët ishte se si ata mund t’i përmbushin detyrat e tyre që të ju shërbejnë qytetarëve ashtu siç presim na, që ata ta bëjnë, që i bie që ata të mos qasen në zyre me përdorim te forcës”- tha ai.
Hovenier tha se nuk mund të flas se përse kryetarët e dy komunave të tjera veriore nuk kanë shkuar në takim ndërsa ka theksuar se me kënaqësi do të takohej edhe kryeminsitrin Albin Kurti por sipas Hovenier me sa ka kuptuar ai, Kurti mund të jetë duke udhëtuar.
KALLXO.com është duke pritur konfirmim nga Qeveria nëse Kurti ka udhëtuar dhe në cilin vend.
Ambasadori i SHBA-së përfundon takimin me kryetarin e Zubin Potokut dhe Zveçanit – VIDEO