Ambasadori i SHBA-së përfundon takimin me kryetarin e Zubin Potokut dhe Zveçanit - VIDEO
29.5.2023 - 10:21
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier ka përfunduar takimin me Izmir Zeqirin, kryetarin e Zubin Potokut dhe Ilir Pecin, kryetarin e zgjedhur të Zveçanit.
Ambasadori nuk është deklaruar për media pas takimit.
Hovenier në takim i ka ftuar katër kryetarët e komunave veriore por deri më tani vetëm kryetari i Zveçanit dhe i Zubin Potokut iu kanë përgjigjur ftesës.
Në një deklarim për KALLXO.com, kryetari i Mitrovicës së Veriut tha se do të ketë një takim së shpejti.
“Do të takohemi së shpejti. Me shumë kënaqësi. Presim mbështetje dhe bashkëpunim” – tha Atiq.
KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me Lulzim Hetemi, kryetar i zgjedhur i Leposaviqit, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm në telefon.