Ambasadori i Francës dhe ai i Gjermanisë shprehin keqardhje për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde kanë shprehur keqardhje për mos pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen me 23 prill në katër komunat në veri.

Ambasadori i Francës ka thënë se do të dëshironin që Lista Serbe të kishin një qëndrim tjetër.

“Është për të ardhur keq, dhe mendoj që kjo është diçka që përsëri njerëzit e rëndomtë do të humbin, zgjedhjet janë themel i demokracisë. Dëshirojmë që të kishin marrë një qëndrim tjetër”- ka thënë ai.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka thënë se përderisa nuk marrin pjesë në zgjedhje nuk duhet të ankohen.

“Nëse nuk merrni pjesë në zgjedhje, nuk mund të ndikoni në vendime, atëherë mos u ankoni. Shanca e dytë kjo, është për keqardhje”- është shprehur ai.

Guerot dhe Rohde këto komente i kanë bërë në diskutimin e Qendrës Mediale në Çagllavicë lidhur me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Teksa është diskutuar për dakordimin e arritur në Ohër, ambasadori i Gjermanisë, është pyetur për deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Rohde ka thënë se nuk është e dobishme të japen deklarata që janë në kundërthënie me marrëveshjen për të cilën të dy palët janë pajtuar ta zbatojnë.

“Jemi në një moment të vështirë tani, dëshirojmë të fokusohemi në ketë proces, dhe mendoj që përpjekjet në Bruksel të e enjten e ardhshme të fokusohen sesi duhet të zbatohet shpejt. Unë dëshiroj më pak përqendrim ne deklarata dhe më shumë punë në veprime”- ka thënë ai.

Lista Serbe, nuk ka kandiduar në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 23 prill 2023

Ndërsa arsyetimi i Listës Serbe se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.

“Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsye pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhej në njoftimin e partisë.

Bojkoti nga Lista Serbe dhe legjitimiteti i zgjedhjeve në katër komunat në veri