Philip Kosnett - Ambasadori i ShBA-së - RTK

Ambasadori amerikan kërkon drejtësi për 14 serbët e vrarë në Grackë të Vjetër

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka kujtuar 20 vjetorin e vrasjes së 14 serbëve në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, duke kërkuar drejtësi për viktimat.

“Sot shënohet 20 vjetori i vrasjes së 14 fermerëve, serbë të Kosovës, në Grackë e Vjetër. Viktimat e të gjitha etnive dhe familjet e tyre meritojnë drejtësi”, ka shkruar Kosnett në Twitter.


Vrasja e 14 banorëve serbë në fshatin Grackë e Vjetër, pati ndodhur në korrik të vitit 1999, pak javë pas hyrjes së forcave të NATO-s, dhe largimit të trupave serbe të sigurisë. Viktima më e re ishte një 17 vjeçar.

Autorët e këtij akti asnjëherë nuk u zbuluan./REL