Ambasada e SHBA-së në Beograd: Kemi qëllime të përbashkëta, duam që Serbia të ketë sukses

Ambasada e SHBA-së në Beograd pas takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiç me emisarin të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak si dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor janë shprehur se janë unik në qëndrime.

Përmes një postimi në Twitter nga ambasada e SHBA-së në Beograd kanë deklaruar se duan që suksesin e Serbisë.

“Partneriteti mes BE-së dhe SHBA-së është më i fortë se kurrë dhe qëllimet janë të përbashkëta – Duam që Serbia të ketë sukses”, thuhet në postim.

Përpara se të vizitonte Beogradin, emisari Lajçak së bashku me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar qëndruan për 3 ditë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ata takuan krerët shtetëror si dhe krerët e partive politike opozitare.

Si Lajçak ashtu edhe Escobar theksuan se janë unik në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.