Ambasada e Kosovës në Shkup: Gjendet vetura me trupa të pajetë në të në lumin Lepenc

Ambasada e Kosovës në Shkup ka njoftuar se është nxjerrë vetura me trupat e pajetë familjes kosovare në lumin Lepenc.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të”- thuhet në njoftim.

Ambasada e Kosovës në Shkup ka shprehur ngushëllime për këtë tragjedi dhe ka falënderuar institucionet e përfshira pë ndihmë në këtë rast.

Mbrëmë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkup – Bllacë, vetura e një një familjeje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc.

Njëri prej familjarëve ka arritur të nxirret i gjallë nga vetura.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kanë arrestuar një 64-vjeçar nga Shkupi si të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti.

30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut kanë qenë të angazhuar për kërkim shpëti në këtë rast.