Albulena Haxhiu përballë Jeta Xharrës - LIVE

Sonte në “Kallxo Pernime” e ftuar për intervistë është ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu.

Anëtarja e Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje flet për shumë tema, duke u nisur nga vendimi i fundit i Gjykatës Supreme, e cila la jashtë listës kreun e partisë, Albin Kurti dhe vetë Albulena Haxhiun;

Si i komenton ajo deklarimet e kryetarit të Mitrovicës, Agim bahtiri gjatë një tubimi paraelektoral në këtë qytet?

Pse sipas Haxhiut Valdete Daka e KQZ-së është e njëanshme?

A do të ndryshohet Ligji për Zgjedhje?

Çfarë ndodhi gjatë vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri të vendit?

A pritet të drejtojë sërish ministrinë e Drejtësisë Haxhiu nëse Vetëvendosje vjen në pushtet?