Albin Kurti në Skenderaj takohet me Bekim Jasharin, flasin për COVID-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi kanë vizituar Komunën e Skenderajt.

Në këtë takim, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i informoi rreth gjendjes aktuale në Skenderaj dhe për masat që komuna që ai drejton ka marrë në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Sipas një komunikate, kryetari Jashari se bashku me Kurtin u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm më qëllim të parandalimit të virusit COVID-19.

“Biseduam shumë gjëra që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që ne të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi”, është deklaruar  Jashari.

Në anën tjetër Kurti, u shpreh mirënjohës ndaj të parit të Skenderajt, Bekim Jashari, për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet qendrore.

” Unë e falënderova kryetarin për respektimin e vendimeve të qeverisë, të udhëzimeve të mjekeve dhe për bashkëpunimin që e ka pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, me qeverinë tonë në detyrë, për çdo gjë terë kohën”, u shprek kryeministri Kurti.

Gjatë këtij takimi u bë thirrje për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera.​

Komuna e Skenderajt deri më tani ka shënuar 3 raste me coronavirus. Të tre rastet janë nga fshati Burojë.