Albin Kurti: Do rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë, do kemi një sekretariat bashkëpunues

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krizat nëpër të cilat po kalojnë Kosova dhe Shqipëria do t’i kalojnë së bashku.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Kurti potencoi se do punojnë për një treg sa më unik.

“Mandatet i kemi marrë në një kohe krizash, me pandeminë e shumë të tjera. Ne do t’i kalojmë së bashku këto. Përtej sfidave, dy qeveritë tona kanë mundësi për zhvillim. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin në të dy anët e kufirit. Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik, nëse ka vende qe kjo duhet të bëhet, ato janë Kosova dhe Shqipëria”, ka thënë Kurti.

Ai tutje potencoi se kanë biseduar edhe për zbatim të marrëveshjes së aviacionit dhe 150 marrëveshjeve e memorandumeve tjera.

Kurti theksoi se janë pajtuar që të kenë një sekretariat bashkëpunues, kurse mbledhja e ardhshme do jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

“Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes tonë të mirë. Biseduam edhe për avancioni e zbatim të marrëveshjeve, ne kemi rreth 150 marrëveshje e memorandume. Mbledhja e përbashkët do të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. U pajtuam ta kemi edhe një sekretariat bashkëpunues”, ka thënë Kurti.