Alarmi nga OBSH – Në fundjavë rriten rastet me COVID-19 në vendet që lehtësuan kufizimet

“Ka pasur një rritje të rasteve të koronavirusit gjatë fundjavës në disa vende ku janë hequr masat e qëndrimit në shtëpi dhe kufizime të tjera”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë të hënën.

“Gjatë fundjavës ne pamë një rritje të rasteve me koronavirus. Në Republikën e Koresë, baret dhe klubet u mbyllën pasi një rast i konfirmuar çoi në gjurmimin e shumë kontakteve”, tha Tedros.

“Në Wuhan të Kinës u identifikuan raste të reja pas heqjes së kufizimeve. Gjermania gjithashtu ka raportuar një rritje të rasteve nga lehtësimi i kufizimeve. Për fat të mirë, të tre vendet kanë sisteme për të zbuluar dhe reaguar ndaj ringjalljes në raste”, tha Tedros.

Tedros tha që OBSH ka lëshuar udhëzime dhe gjashtë kritere për vendet që duhet të marrin parasysh përpara se të hiqnin masat e bllokimit.

“OBSH po punon ngushtë me qeveritë për të siguruar që masat kryesore të shëndetit publik të mbeten në vend për të penguar përhapjen e koronavirusit. Derisa të gjendet një vaksinë, paketa gjithëpërfshirëse e masave është e vetmja mënyrë efektive kundër koronavirusit”, u shpreh ai./RTK