Kriza e COVID-19 mbyllen qendrat e regjistrimit të veturave

Pas paraqitjes së dy rasteve me COVID-19 në Agjencisë e Regjistrimit Civil është marrë vendim që të mbyllen tre zyre.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike përmes një komunikate për media.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme. Aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta”, thuhet në komunikatë.

 Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri në vend ka arritur në 2878, prej tyre 1577 të shëruar dhe 51 të vdekur.