Kurti: Administratën publike e kemi trashëguar me probleme të shumta, do sjellim reformë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se kanë trashëguar probleme të shumta në administratë publike e sipas tij, zgjidhja e tyre kërkon edhe një qasje transformative.

Këto deklarata Kurti i ka bërë në konferencën në lidhjen me reformën e administratës publike në Kosovë që organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

“Reforma e administratës publike ka një rol qendror në programin e qeverisë sonë, kjo për shkak të rolit te rëndësishëm që ka për lidhjen organike në demokraci ndërmjet shtetit, qytetarëve, shoqërisë civile dhe sektorit privat. Si dhe për shkak se aftësia e shtetit për të arritur reforma në administratën publike është standardi kyç për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Një nga përbërësit kryesor për një zhvillim të qëndrueshëm është një administratë publike, efektive, llogaridhënëse dhe e orientuar drejtë qytetarëve”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti potencoi se administrata kosovare përballet me sfida të ndryshme por u shpreh optimist se me përmes planifikimit të mirë do të sjellë reformë të suksesshme.

“Administrata jonë publike përballet me sfida nga më të ndryshmet por përmes planifikimit të mirë që do të sjellë reformë të suksesshme dhe të qëndrueshme ne do ti përgjigjemi këtyre sfidave nëpërmjet planifikimit strategjik do ta ofrojmë bazën e nevojshme për reformat dhe rezultatet që synojmë ti arrijmë”, deklaroi kryeministri.