Alarmi i COVID, afër 20% e mjekëve të Kosovës të infektuar
Sëmundja COVID-19 ka prekur edhe mantelbardhët. Deri më tani në nivel vendi janë infektuar mbi 710 mjekë.
Këtë e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve e Kosovës për KALLXO.com.
“Deri më tani janë mbi 710 mjekë të infektuar (me COVID-19). Me sëmundje aktive janë mbi 50 prej tyre”, thuhet në përgjigjen e Odës.
Në përgjithsi në Kosovë janë 4,578 mjekë.
Në anën tjetër, Jeton Zeqiri, udhëheqësi i Spitalit Rajonal të Ferizajt, gjithashtu ka treguar për KALLXO.com se në këtë spital aktualisht janë dy mjekë të infektuar me coronavirus.
Pandemia globale COVID-19 deri më tani ka prekur mbi 1,200 profesionistë shëndetësorë në Kosovë.
Coronavirusi i ri që shkakton sëmundjen e COVID-19 bartet përmes stërpikave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. .
Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.
Mbi 1,200 profesionistë shëndetësorë të infektuar me COVID-19