Alarm per bombe ne aeroport 06.02.2023 FOTO: Shkodrane Dakaj, KALLXO.com

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është regjistruar një alarm për bombë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com Shpend Maliqi, shef i Policisë së Kosovës në ANP.

Ai ka thënë se “situata nuk është serioze e se ende janë duke kontrolluar zonën”.

Alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përderisa të njëjtat kanë rezultuar të rreme.