Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës del të jetë i rrejshëm

 

Një alarm për bombë është raportuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” gjatë ditës së sotme më datë 02.07.2024.

Por sipas zëdhënësës së Aeroportit, Valentina Gara alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm”– ka thënë Gara.

Sipas saj Aeroporti i Prishtinës do të jetë i hapur dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht

“ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”- ka shtuar ajo.

 

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës