Akullnaja më e madhe në botë nis së zhvendosuri 

Akullnaja më e madhe në botë ka nisur të zhvendoset pasi ka mbetur e mbërthyer në fundin e oqeanit të ujërave të Antarktikut për 30 vjet, raportoi BBC të premten.

Akullnaja, e quajtur A23a, u shkëput nga brigjet e Antarktidës në vitin 1986 dhe u ankorua shpejt në Detin ëeddell të Oqeanit Jugor, duke u bërë një ishull akulli.

Me një sipërfaqe prej gati 4,000 kilometrash katrorë, është pothuajse dyfishi i madhësisë së zonës më të madhe të Londrës.

Vitin e kaluar akullnaja notoi me shpejtësi, dhe tani pothuajse është larguar nga ujërat e Antarktidës.

A23a është një akullnajë gjigante, por nuk është vetëm madhësia e saj që të bën përshtypje. Ajo shtresë akulli është rreth 400 metra e trashë, ndërsa, për krahasim, rrokaqielli më i lartë në Evropë, London Shard, është vetëm 310 metra i lartë.

A23a ishte pjesë e një mase akulli që u shkëput nga Barriera e Akullit Filchner e Kontinentit të Bardhë. Dikur ishte një stacion kërkimor sovjetik.

Shkencëtarët e shpjegojnë lëvizjen e saj me fjalët se “ka ardhur koha”.

Akullnaja ishte ankoruar në fundin e oqeanit që nga viti 1986, por përfundimisht u tkurr aq sa të dobësohej dhe filloi të lëvizte. Lëvizja e parë u regjistrua në vitin 2020

I bartur nga era dhe rrymat detare, A23a tani kalon përgjatë majës veriore të Gadishullit Antarktik.

Ajsbergët emërtohen tradicionalisht sipas kuadratit të Antarktikut në të cilin u vëzhguan fillimisht, më pas u jepet një numër vijues dhe nëse ajsbergu thyhet, u shtohet edhe një shkronjë vijuese./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala