Foto: Atalayar
Të paktën pesë të vdekur nga shembja e akullnajës italiane Marmolada
03.7.2022 - 19:22
Të paktën pesë persona kanë vdekur nga një ortek i shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane, raporton BBC.
Zyrtarët e urgjencës thanë se tetë të tjerë u plagosën nga shembja, dy nga ta të lënduar rëndë.
Pesë helikopterë dhe dhjetëra punonjës të urgjencës janë dërguar në vendngjarje për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Video e incidentit tregoi një masë akulli duke u rrëzuar në shpatet e Marmolada, mali më i lartë i zonës.
“Fatkeqësisht, pesë persona u gjetën të pajetë”, tha zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës Michela Canova për agjencinë e lajmeve AFP.