Foto: QKMF "Dëshmorët e Lirisë'' Kaçanik

Aktivizohet shërbimi i pulmologiisë në QKMF-në e Kaçanikut

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se nga e hëna në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, është aktivizuar edhe shërbimi i pulmologjisë.

Sipas njoftimit, çdo të hënë nga ora 10:00, në QKMF do të jetë në shërbim të pacientëve specialisti i pulmologjisë doktor Ramadan Dedinja.

Nënkryetari i komunës, Sabedin Vishi ka paralajmëruar se së shpejti do të shtohen edhe shërbimet gjinekologjike dhe radiologjike.